v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 21th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-14 11:06:41    
Dmitry Medvedev: Rusia dhe Europa kanë konsensus mendimesh mbi krizën financiare

cri

Agjencia Kineze e Lajmeve Xinhua njoftoi se më 13 nëntor, presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia dhe BE-ja kanë konsensus mendimesh mbi krizën financiare. Ata kanë mendime të njëjta mbi shkakun dhe karakterin e kësaj krize dhe kanë opinione të ngjashme mbi reformën e sistemit financiar ndërkombëtar.

Po më 13 nëntor, në Kanë, gjatë pjesëmarrjes në forumin e investorëve Rusi-BE, Medvedevi tha se kriza financiare ka shkaktuar rezultate serioze dhe se duhet të reformohen sistemi financiar ndërkombëtar e sektorët financiarë kryesorë botërorë, duke përfshirë edhe FMN-në e Bankën Botërore. Ai tha gjithashtu që duhet të përcaktohet një parim bazë për "Sistemin Breton Vuds" të ri, duke përfshirë edhe sektorët e rinj të kreditit ndërkombëtar dhe sistemet e sigurisë ndaj rrezikut.

Më 15 nëntor do të zhvillohet konferenca e ekonomisë dhe e tregut financiar ndërkombëtar e liderëve të 20 vendeve. Në këtë konferencë do të paraqiten nga BE-ja 5 objektiva konkrete, duke përfshirë edhe kontrollin e gijthashëm, reformën e sektorëve financiarë ndërkombëtarë, kontrollin e rrezikut të tregut financiar, kontrollimin e sektorëve të përcaktimit të besueshmërisë dhe njësimin e parimeve të vlerësimit. (U Sen)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040