Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon u shkroi një letër liderëve të Grupit të 20 Vendeve, ku u bëri thirrje këtyre vendeve të veprojnë së bashku dhe të marrin masa të efektshme për të frenuar bashkërisht përhapjen e krizën financiare.
Ai shpreh se OKB-ja do të bashkëpunojë ngushtë me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera ndërkombëtare për t'iu përkushtuar reformës së organizatave financiare ndërkombëtare.
Më 13 nëntor, presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush u shpreh se samiti i liderëve të Grupit të 20 Vendeve do të diskutojë rëndsisht problemet e reformës së sistemit financiar e mbikëqyrës, e ndërkohë do t`i hedhë bazat reformës së ardhshme, për të ndaluar përsëritjen e krizave të tilla. Ai theksoi gjithashtu se konferenca nuk mund t'i zgjidhë menjëherë të gjitha problemet, dhe ky samit është vetëm fillimi i zgjidhjes së problemeve. (Xiaoyu) (Artan)
|