
Siç mësohet, Michael Jackson po bisedon për shfaqjen e tij me përfaqësuesit ''02 Arena" që është një stadium shumë i njohur në Londër.
Një javë më parë, Jackson mohoi fjalët e të vëllait Jermaine për kthimin e tij në 'Jackson Five". Ai tha: "Tani për tani po regjistroj veprat e mia të reja dhe dua t'i ndaj sa më parë ato me adhuruesit e mi." 
Plani i shfaqjes së Michael Jackson-it është vërtetuar shumë shpejt, ditët e fundit gazeta 'Billoard' ka kontaktuar një burim, sipas të cilit kompania "AEG Live" i ka ofruar Jackson-it ''një ftesë pa afat".  

Javën e kaluar u bë i ditur se albumi klasik i Jacksonit 'Thriller" do të ripërshtatet në operetë të Broadway-it. (Wang Xianya)
|