
Më 5 dhjetor Glenn Close do të vlerësohet për karrierën e saj të shquar nga "The Hollywood Reporter", në të cilin do të publikohen "100 femrat më të fuqishme në fushën e zbavitjes".
Glenn Close do të fitojë "The Sherry Lansing Leadership Award", me motivacionin se "Ajo ka punuar mirë në ekran vitet e fundit. Gjithashtu në jetën reale ajo gjithmonë merr pjesë aktivisht në aktivitetet dhuruese të komunitetit. Vërtet është një lider i dalluar brenda fushës së zbavitjes."

61-vjeçarja Glenn Close mori çmimin e aktores më të mirë në Çmimet Emmy me serialin televiziv "Damages". Ajo ka luajtur edhe në filmin "The World According to Garp" dhe është emëruar 5 herë për çmimin "Oskar".
 
|