Filmi "Australia" do të shfaqet këtë muaj, Departamenti i Turizmit i Australisë ka dhanë 40 milionë dollarë australianë për reklamimin e tij. Regjisor i këtij filmi është Baz Luhrmann dhe në të marrin pjesë Nicole Kidman, e cila është si një bukuri orientale e veshur me një fustan kinez, dhe Hugh Jackman. Filmi ka si sfond Australinë dhe jep mesazhin se kalimi i pushimeve në këtë shtet-kontinent do të ishte një eksperiencë që të ndryshon jetën.. Nëpërmjet pamjeve të bukura dhe kulturës interesante në film, zyrtarët e Departamentit të Turizmit shpresojnë se do të nxitin sektorin e turizmit, i cili nuk është zhvilluar shpejt pas Lojërave Olimpike të Sidneit në vitin 2000. (Xiaoyu) (Artan)
|