
Ditët e fundit filmi "Sherlock Holmes", që do të shfaqet gjatë pushimeve verore të vitit 2009, po xhirohet në veri të Mançesterit. "Dr. John Watson" — Jude Law - duket shumë i pjekur me pallto dhe mustaqe. Ai e fitoi këtë rol pasi 'mundi' Gerard Butler, Colin Farrell dhe yje të tjerë.
Subjekti i "Sherlock Holmes" zhvillohet në Angli dhe është i mbushur me atmosferë angleze, prandaj prodhuesit zgjodhën Jude Law të luajë rolin e Dr. Watson-it. Edhe regjisori Guy Ritchie tha se një aktor anglez është më i përshtatshëm.

"Sherlock Holmes" nuk mbështetet në romanin origjinal, por është përshtatur sipas vizatimeve të Lionel Wigram-it. Personaliteti dhe veprimtaria e Holmesit janë ndryshuar shumë, këtë herë ai është një mjeshtër në skermë dhe mund kriminelët me grushte. Deduktimi dhe aventura ndërthuren ngushtë në film.

Regjisori Guy Ritchie u dha një surprizë qarqeve kinematografike me filmin "Lock, Stock and Two Smoking Barrels." Pasi u martua me Madonën, fama e tij u përhap shumë shpejt.
|