David Rockwell
Prodhuesit e ceremonisë së dhënies së çmimeve "Oskar", Laurence Mark dhe Bill Condon deklaruan se David Rockwell do të përgjigjet për skenografinë e ceremonisë së vitit tjetër.
skena e ceremonisë së dhënies së çmimeve Oskar
Sipas Markut dhe Billit, Rockwell është një skenograf i kualifikuar me eksperienca të bollshme në shumë fusha dhe një krijues i dalluar. Ai ka marrë pjesë në bërjen e skenografisë për shumë shfaqje skenike dhe filma të tjerë, si p. sh. "Hairspray", "Legally Blonde", "Dirty Rotten Scoundrels", "The Rocky Horror Picture Show". Edhe Cirque du Soleil në Floridë dhe Muzeu i Familjes së Walt Disney-së në LA janë vepra të tij.
Ceremonia e 81-të e dhënies së çmimeve "Oskar" do të zhvillohet më 22 shkurt në Teatrin "Kodak".
|