Megjithëqë Angelina Jolie e ka pranuar se ajo është personi i tretë që hyri në martesën e Brad Pittit dhe të Janifer Aniston-it, dashuria midis këtij çifti nuk ndikohet fare nga njoftimet negative, por përkundrazi shtohet. Sipas revistës "OK", Jolie dhe Pitt po bisedojnë për martesën e tyre.
Një shoqe e ngushtë e Jolie-së ka bërë të ditur se "Jolie ka pasur shpresë të fortë të shkojë në kishë me Pitt-in dhe familja është pjesë e rëndësishme në jetën e saj, prandaj martesa është e pamungueshme." Përveç kësaj, në intervistën për "Vanity Faire", Jolie tha fëmijët janë arsyeja që e ka bërë të çojë ndër mend martesën. "Fëmijët po na pyesin kur do të martohemi ne të dy."
Kur pyetet për hollësitë e dasmës, si p. sh. koha, vendi, mënyra etj., shoqja e Jolie-së hesht. Mirëpo ajo tha me siguri që dasma e tyre nuk do të jetë luksoze si e të tjerëve yje të Hollivudit, sipas karakterit të tyre, duhet të jetë e thjeshtë. Por një gjë e sigurt është që fëmijët e tyre patjetër do të luajnë rol të rëndësishëm në këtë dasmë. (Wang Xianya) (Artan)
|