
Me filmin "The Dushess" fitoi çmimin e aktores më të mirë në Edicionin e 11-të të Filmave të Pavarur Britanikë, në fund të tetorit Keira Knightley mori pjesë në xhirimin e filmit romantik "Last Night" (Mbrëmë). Trupa e aktorëve na bie në sy menjëherë: Eva Mendes, Sam Worthington dhe ylli francez Guillaume Canet.

Ky film bën fjalë për dashurinë e një çifti: gruaja dyshon në marrëdhëniet e burrit të vet me bashkëpunëtoren e tij kur ai del për vizitë biznesi, dhe vetë ajo ridashuron ish-të dashurin për arsye të mungesës së të shoqit.
Keira Knightley do të luajë rolin e gruas, kurse Eva Mendes do të jetë rivalja e saj në dashuri.
Skenarist është Massy Tadjedin. Ky është hera e dytë që ai bashkëpunon me Keira Knightley.
Sipas agjendës, "Last night" do të shfaqet në Amerikën Veriore në shtator të vitit që vjen. (Wang Xianya) (Artan)
|