
Kompania kinematografike "Lion's Gate" sapo ka publikuar fotografitë dhe videot e fundit nga xhirimi i filmit "The Spirit" (Shpirti). Regjisor i "The Spirit" është Frank Miller në sfond me ekran të gjelbër, me të njëjtin stil të filmit të tij "Sin City".

Në video na shfaqen vizatime origjinale dhe miqësinë midis karikaturistit legjendar Will Eisner-it e Frank Miller-it, por nuk mungon edhe pjesa e filmit, posaçërisht ato skena që janë adoptuar krejtësisht nga vizatimet. Siç tha Frank Miller, ky filmi nuk është vetëm lavdërim për vetë Will Eisner-in, por edhe nderim për veprën origjinale.
"The Spirit" është botuar pjesë-pjesë që herët, në një gazetë në vitin 1940. Personazhi kryesor është Denny Colt, një polic i ri me ambicie. Ai vdes në një mision, por merr fuqi misterioze dhe bëhet një superhero Spirit. "Lion's Gate" më përpara kishte planifikuar ta shfaqte "The Spirit"në janar të vitit tjetër, por tani e afruar premierën në datën 25 dhjetor, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.
"The Spirit" do të jetë dhurata suprizë për filmdashësit.
(Wang Xianya) (Artan)
|