
"Kinemaja e sė drejtės" mbėrrin nė edicionin e dytė tė saj. Festivali i filmit u ēel mė 24 tetor nė teatrin "Bylis" nė Fier. Nė tri ditėt e festivalit do tė shfaqen filma artistikė dhe dokumentarė me temė qendrore mjedisin, trafikun njerėzor dhe emigracionin, si dhe abuzimin me fėmijėt. "E vėrteta e papėrsėritshme" ėshtė dokumentari qė do tė ēelė festivalin, pėr tė vijuar mė pas pėr 50 minuta me filma tė shkurtėr pėr mjedisin nga Xhemal Mato. "Agua mi Sangre" ėshtė njė tjetėr dokumentar pjesėmarrės, qė do tė pasohet nė vijim nga dokumentari i Namik Ajazit "Dasma tjetėr", filmi i shkurtėr meksikan "Ėndrra tjetėr amerikane", "Rekrutimi", film artistik nga Kosova, "Probleme personale", "Pengu", "Njė ditė nga jeta e Bekimit" etj. Pėrveē Shqipėrisė e Kosovės gjeografia e festivalit shtrihet edhe nė Maqedoni, Greqi, Spanjė, Itali, Meksikė dhe SHBA. "Tė rritur nė rrugė" i Burbuqe Berishės dhe filmi i Dhimitėr Anagnostit "Gjoleka, djali i Abazit" janė tė fundit qė do tė shfaqen nė festival, i cili do tė mbyllet me njė bisedė televizive pėr abuzimin me fėmijėt. (Gazmend Agaj)
|