Më 25 tetor u mbyll në Pekin Samiti i 7-të Azi-Evropë. Ditët e fundit, mediatë e huaja i kushtuan vëmendje këtij samiti që u organizua në sfondin e krizës financiale.
Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve Angleze Reuters, liderët e vendeve aziatike dhe evropiane janë bindur se ata mund të fitojnë mbi këtë krizë më të madhe financiale globale që nuk ka patur gjatë 70 vjetëve të kaluar.
Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve të Francës, liderët e vendeve aziatike dhe evropiane premtuan në samitin se do të zhvillojnë reformën e gjithanëshme dhe të shpejtë në sistemin financiale globale, njëkohësisht u shprehën se do të zhvillojnë veprime të përbashkëta për të përballuar këtë sfidë ekonomike. (Çang Çuo)
|