Megjithëqë top pop-stari Michael Jackson fitoi procesin gjyqësor lidhur me akuzat për pedofili 3 vjet më përpara, përsëri ai s'mund të dalë nga hija e ndikimit negativ të këtij procesi. Ditët e fundit ai po akuzohet nga fqinjët, pas mori një shtëpi të re në Las Vegas, që është afër një shkolle fillore.
Sipas mediave të Hong-Kongut, ditët e fundit Michael Jackson u zhvendos për të banuar në një vilë në tipit spanjoll në Las Vegas, por kjo vilë ndodhet afër një shkolle fillore lokale. Pas morën vesh për Michael Jackson-in, prindërit iu ankuan shkollës: "Ne nuk e duam Jackson-in afër fëmijëve tanë! Kur ata janë në shkollë, Michael-i mund të shikojë gjithçka." Fjalët e prindërve nuk janë të njerëzishme, por në të njëjtën kohë tregojnë shqetësimet e tyre.
Thuhet se ideja që Michael Jackson të banojë në Qytetin e Kazinove është e bosit të ndonjë prej këtyre kazinove. Burimi i këtij lajmi ka bërë të ditur se bosi e ka ftuar Jackson-in të rifillojë karrierën e tij dhe të japë shfaqje në kasino përhershëm, por Jackson-u vetëm tundi kokën. (Wang Xianya) (Artan)
|