Ne mund ta shohim yllin e Hollivudit Scarlett Johansson në Oslo më 11 dhjetor, sepse ajo do të kryesojë Koncertin e Çmimit "Nobel" për Paqe. Sipas AP-së, partneri i saj do të bëhet të ditur brenda ca javësh. Vitin e kaluar, koncerti ishte drejtuar nga Uma Thurman dhe mbreti i kinemasë Kevin Spacey.
23-vjecarja Scarlett Johansson është vërtetë një princeshë, me gjak të përzier polak dhe danez. Ajo u bë njohur me filmin "Lost In Translation", dhe ka luajtur role kryesore në "Matchpoint", "The Black Dahlia", "The Island" etj.
Ceremonia e dhënies së Çmimit "Nobel" për Paqe organizohet çdo vit më 10 dhjetor në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo, dhe koncerti zakonisht zhvillohet një ditë më pas, më 11 dhjetor.
Ish-presidenti i Finlandës Ahtisaari mori Çmimin "Nobel" për Paqe këtë vit. (Wang Xianya)
|