Më 21 tetor, filmi i ri i regjisorit Woody Allen "Vicky Cristina Barcelona" u takua me spektatorët në festivalin e filmit të Londrës. Kryeaktorja e filmit Penelope Cruz eci në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të zi. Buzëqeshja tërheqëse dhe shtati i saj i bukur u bë menjëherë fokusi i festivalit.
Krahas Penelopes, në xhirimin e këtij filmi morën pjesë edhe Javier Bardem, Scarlett Johansson dhe Rebecca Hall. Ky film tregon një eksperiencë dashurie të dy vajzave amerikane Vicky dhe Cristina. Kur po bënin një udhëtim në Spanjë, ato u takuan me një artist jashtëzakonisht tërheqës dhe ish-gruan e tij xheloze. Më pas, ndodhën një sere historish interesante të dashurisë mes këtyre 4 personave.
Roli që luan Penelope në këtë film është pikërisht ai i gruas xheloze, Maria. Gjatë intervistës, Penelope tha: "Më pëlqeu shumë ky rol dhe ishte kënaqësi e madhe që të bashkëpunoj me regjisorin Woody Allen dhe anëtarë të tjerë të grupit xhirues." (Jiang Lei)
1 2
|