Më 21 tetor, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Qing Gang u shpreh në Pekin se pala kineze i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të konsultohet në mënyrë të barabartë, të forcojë bashkëpunimin dhe të përballojë së bashku krizën e tanishme financiare ndërkombëtare.
Qing Gang tha se për ditë me radhë, liderët e vendeve të ndryshme kanë sqaruar mendimet e tyre mbi situatën e tanishme financiare ndërkombëtare. Propozimet e kërkesat e tyre duhet të respektohen nga komuniteti ndërkombëtar. Pala kineze shpreson se do të vihen në jetë këto propozime e kërkesa. (Yuan Xin) (Artan)
|