v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-08 20:54:46    
Bankat qendrore kryesore të botës përballen me krizën financiare

cri

Sipas Agjencisë së Lajmeve Hsinhua, më 7 tetor, bankat qendrore të vendeve të ndryshme, duke u përfshirë edhe Rezerva Federale Amerikane, marrin raundin e ri të masave ndihmëse për të futur më shumë rrjedhshmëri në treg. Analistët parashikuan se brenda një kohe të shkurtër, lirimi i parave do të jetë ende rryma e politikës së bankave qendrore të vendeve të ndryshme.

Rezerva Federale Amerikane shpalli se po atë ditë ky institucion do të krijojë një fond të posaçëm për të blerë dëftesat tregtare të pasiguruara me afat të shkurtër.

Krahas kësaj, Bernanke mbajti fjalimin në një mbledhje, duke nënkuptuar se që Rezerva Federale Amerikane ka mundësi të marrë parasysh uljen e interesave.

Ndërkohë, banka qendrore evropiane ka forcuar injektimin e parave në sistemin financiar edhe disa fenomene të fundit kanë treguar se po rritet mundësia e uljes së interesit në bankën qendrore evropiane.

Nëpërmjet arkandit të hapur, banka qendrore e Japonisë u ka ofruar institucioneve financiare një kredi prej 20 miliardë dollarësh.

Në mëngjesin e 7 tetorit, ministri i Financave i Anglisë Alistair Darling publikoi një sërë planesh me një vëllim prej 50 miliardë paundësh, për të shpëtuar sistemin bankar në rrezik. (Jiang Lei)