Sipas njoftimit të Agjencisë së Lajmeve Hsinhua, në mëngjensin e 28 shtatorit sipas orës së pjesës lindore të Amerikës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi dhe sekretari amerikan i thesarit Paulson shpallën se është arritur në përgjithësi një unanimitet mbi programin shpëtimtar financiar prej 700 miliardë dollarësh, që është propozuar nga qeveria amerikane.
Pas diskutimeve mbi këtë program, Pelosi u tha mediave se kongresi dhe qeveria amerikane kanë arritur konsensus për këtë program shpëtimtar, por ajo u shpreh gjithashtu se konsensusi i arritur akoma nuk është shndërruar në shkrim. Paulsoni tha se duhet akoma disa përpjekje përfundimtare, por ai është i mendimit se është arritur unanimiteti. (Jiang Lei)
|