v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-24 21:15:17    
Superliga, java e 24-t Partizani arrin Dinamon, Elbasani ne vend te 3-te

cri

Pas nderprerjes per shkak te tragjedise se Gerdecit dhe kercenimit per bojkot te klubeve, jane luajtur ndeshjet e javes se 24-t te Superliges. Te gjitha ndeshjet kane nisur me nje minute heshtje per shkak te tragjedise.

Pas nderprerjes per shkak te tragjedise se Gerdecit dhe kercenimit per bojkot te klubeve, jane luajtur ndeshjet e javes se 24-t te Superliges. Te gjitha ndeshjet kane nisur me nje minute heshtje per shkak te tragjedise, nderkohe qe pas kesaj jave, Partizani ka arritur Dinamon ne krye.

Partizani ka perfituar mjaft mire nga humbja e Dinamos diten e shtune, duke iu barazuar bluve ne krye te renditjes me 48 pike. Te kuqte e Hasan Likes kane fituar 2-1 ne Durres ndaj Teutes, ne nje ndeshje ku dy skuadrat kane treguar nje futboll shume te bukur, por ne fund jane ndeshkuar. Takimi nisi me nje minute heshtje per tragjedine e Gerdecit e me pas loje. Ekipi durrsak e mbylli pjesen e pare ne avantazh, me nje gol te shenuar nga Vangjel Mile ne minuten e 39-te. Por, Arber Abilaliaj duket se eshte zgjuar, duke realizuar golin e barazimit ne minuten 54', pas nje krosi nga e majta. 8 minuta me vone, nje aksion shume i bukur i nisur nga mesfusha, eshte finalizuar serish nga sulmuesi i te kuqve, qe realizon dopieten personale, duke i dhene nje tri pikesh te arte ekipit te Hasan Likes. Ne fund, nuk do te mungonin as momentet e tensionit mes futbollisteve. kur duhen edhe 9 jave nga perfundimi, Partizani e Dinamo kane nga 48 pike.

Ne Rruzhdi Bizhuta, Elbasani arritur te triumfojne 4-0 ndaj Skenderbeut te vendit te fundit, duke u konfirmuar si forca e trete e kampionatit. Skerdi Bejzade realizoi golin e pare ne minuten e 16-te, ndersa 8 minuta me pas ishte Endri Dalipi ai qe shenoi serish. Pjesa e dyte nisi me çerek ore vonese per shkak te mosdaljes ne fushe te ekipit te Alimehmetit. Adrian Nuhiu shenoi golin e trete ne minuten e 49-te, ndersa maqedonasi Karçev vulosi pokerin elbasans. Per korçaret, Kotomelo dhe Çipi lane fushen perpara kohe, njeri per gjest antisportiv e tjetri per protesta.

Tirana ka pesuar nje tjeter humbje nen drejtimin e Sulejman Memes dhe tashme renditet ne vend te gjashte ne kampionat, nje pozicion i pazakonte per ekipin me te madh te vendit. 90 minutat e luajtura perballe tifozerise se zjarrte te Peqinit perfunduan me fitoren 1-0 te vendasve, fale nje goli te shenuar nga Klevis Dalipi ne minuten e 10-te dhe te administruar mjaft mire nga ekipi i Maganit. Natyrisht, qe nje ndihme ne kete aspekt ka qene edhe loja jo e mire qe kane shfaqur bardheblute. Ne nje sfide te tille nuk do te mungonte as nervozizmi, teksa per nje faull, dy trajneret Mema e Magani e kane tepruar me protesta. Ata kane nxituar te hyjne ne fushe, duke shkelur rregullat e qendrimit ne pankine dhe arbitri nuk u ka kursyer kartonat e kuq. Fitorja i ngjit peqinasit ne kuoten e 34 pikeve, ndersa Tirana mbetet me 37 dhe me pozicionin e gjashte ne tabelen e renditjes.

Slavko Kovaçiç e ka nisur ne menyren me te mire aventuren e tij te Flamurtari, pas triumfit qe ekipi i tij arriti 2-1 ndaj Beses se Kavajes. Trajneri kroat ka drejtuar takimin e pare ne Superlige, pas eksperiences ne kombetare. Vlonjatet kaluan te paret ne avantazh me ane te Dedajt qe ne fillimin e ndeshjes, ndersa Mancaku barazoi pas çerek ore loje. Goli i Brajkoviç kur kishin kaluar 5 minuta nga fillimi i pjeses se dyte, e ngjit Flamurtarin ne kuoten e 32 pikeve. Nderkohe, Vllaznia ka arritur te fitoje 1-0 ndaj Kastriotit.

Marrë nga Balkanweb