Shpesh ėshtė quajtur si sulmuesi mė i madh i tė gjitha kohėrave, megjithatė, duket e vėshtirė qė njerėzit tė admirojnė sėrish magjitė e tij. Karriera e Ronaldos, nė moshėn 31 vjeēare, ėshtė vėrtetė nė rrezik serioz. Dėmtimi i pėsuar ndaj Livornos ka qenė vėrtetė i rėndė dhe Fenomeni brazilian ėshtė zhvendosur dje drejt Parisit, aty ku 8 vjet mė parė kreu operacionin e parė me Profesor Zherard Sailant. Koha e rekuperimit ėshtė tė paktėn 9 muaj, pasi tendina e gjurit tė majtė ėshtė kėputur totalisht. Njė dėmtim tė ngjashėm Ronaldo pati pėsuar edhe nė vitin 2000, por atėherė iu deshėn 18 muaj pėr t'u rikthyer nė fushė. Kėsaj radhe, ėshtė operuar nga Erik Roland, pasuesi i Sailant. Ronaldo ėshtė nisur nga Milano rreth orės 10 nė njė avion sė bashku me tė fejuarėn e tij Maria Beatriz, dirigjentin e Milanit Leonardo dhe mjekun Masimiliano Sala. Operacioni ėshtė kryer rreth orės 18 tė pasdites, nė tė njėjtėn klinikė me 8 vjet mė parė, kur ai u dėmtua nė ndeshjen ndaj Lacios nė Kupė.
Mbėshtetja
Pėr Ronaldon, mbėshtetja ka qenė unanime. Mesazhe kanė ardhur nga gjithė Italia, nga presidentė, drejtues dhe tifozė tė skuadrave tė ndryshme. Gjatė orėve qė ka qenė nė spital, ai ka marrė njė telefonatė edhe nga Silvio Berluskoni, qė i ka kėrkuar tė mos dorėzohet dhe tė mendojė sėrish pėr rikthimin. "Ka frikė pėr karrierėn, por e ftova tė besojė tek vetja. Ai ka njė potencial tė madh fizik, mendoj se mund tė rikthehet pas disa muajsh", tha presidenti i Milanit. Por, atėherė kur nuk pritej, nė skenė ka dalė edhe Morati, njeriu qė e ka parė njėherė nė gjendjen e tė mėrkurės nė mbrėmje, kur sulmuesi brazilian u shemb pėrtokė duke qarė. "Shpresoj qė tė rikthehet shpejt. Ai ka njė forcė shpirtėrore tė pabesueshme", u shpreh dje presidenti i Interit dhe njeriu qė e ēoi pėr herė tė parė nė Serinė A. Tė dy nuk kanė folur mė, por Morati zbuloi se i ka dėrguar njė sms. "Pėr mėnyrėn si luan, Ronaldo i sforcon shumė tendinat, por ai ėshtė edhe pak i pafat. Mė vjen keq shumė pėr tė, ėshtė e tmerrshme ta shohėsh sėrish duke vuajtur si atėherė kur ishte tek Interi", tha mė tej Morati.
Marrė nga Balkanweb
|