"Nese nuk me falet pezullimi keto dite, atehere stinorin pranveror do ta kaloj ne ndonjeren nga skuadrat kosovare", - ka thene Dragusha
Mbrojtesi i pezulluar i Beses se Kavajes, Alban Dragusha, stinorin pranveror do ta kaloje ne futbollin kosovar. Kete e ka pohuar vete futbollisti, i cili ka thene se ne rast te mosfaljes se pezullimit keto dite, atehere do te veshe fanellen e ndonjeres nga skuadrat kosovare. "Fazen pergatitore e kam kryer me Besen, kurse keto dite jam kthyer ne Kosove, pasi UEFA akoma nuk me ka kthyer pergjigje per faljen e denimit. Nese kete nuk e bejne keto dite, atehere kete stinor do te luaj ne ndonjeren nga skuadrat kosovare", - ka thene per "Infopress" Dragusha. Ai edhe pse ka filluar pergatitjet me "2 Korrikun" e Prishtines, akoma nuk ka vendosur se fanellen e kujt skuadre do te veshe. Dragusha ne qershor te vitit te kaluar kishte dale pozitiv ne testin antidoping pas ndeshjes se Kupes UEFA me Bezhanijen, me c'rast Komisioni Disiplinor i UEFA-s e kishte pezulluar me dy vjet mosloje. Mirepo kryetari i Beses, Nexhat Bizhdili, edhe pse i kishte premtuar mbrojtesit prishtinas se Komisioni Disiplinor i UEFA-se do t'ia fale pezullimin, nje gje e tille akoma nuk ka ndodhur.
Korrieri.com
|