v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-18 21:11:31    
Cani si Ibrahimovic, jo si Vieri

cri

Sulmuesi shqiptar Edgar Cani perpara se te transferohej ne Palermo, ka refuzuar skuadra te medha, si kampionin e Italise, Interin, Udinezen, Fiorentinen dhe Manchester City-n e Premier League-s angleze qe drejton suedezi Sven Goran Erikson. Cani tregon se keto skuadra fillimisht i kishin ofruar te luaje me ekipin e te rinjve dhe ai per kete arsye nuk ka pranuar oferten e tyre. Ndersa drejtuesit e klubit sicilian e kane bindur 18-vjecarin shqiptar qe ta pranonte oferten e tyre, pasi i kane dhene mundesine qe menjehere te luaje me ekipin e pare te Palermos ne ishullin e Italise jugore. "Palermon e kam zgjedhur, pasi me pelqente me se shumti dhe me dhane mundesi qe te luaj me skuadren e pare. Ndersa skuadren e Interit kampion, qe e udheheq trajneri Roberto Mancini, Udineses, Fiorentines si dhe Manchester City i kam refuzuar, pasi ata me ofruan te luaja me ekipin e te rinjve", deklaroi Cani. Sulmuesi me prejardhje nga qyteti i Tiranes shpreson se shume shpejt do te zere vend ne formacionin baze te ekipit sicilian, edhe pse konkurrente ne poziten e tij ka sulmues te spikatur, si Amauri, Miccoli dhe Cavani. "Objektivi im eshte qe te luaj me skuadren e pare, ku shpresoj se do te ze vend ne formacionin e ekipit. Ndersa ndeshjen e pare ne fanellen e Palermos shpresoj qe ta zhvilloj sa me shpejt, por kryesorja eshte te luaj mire me kete ekip", thote ai. Mediat italiane talentin shqiptar e krahasojne me sulmuesin e Fiorentines, Christian Vierin. Por Cani mendon se i ngjan yllit te Interit, Zlatan Ibrahimovic. "Nuk e di, te tjeret thone se i ngjaj Vierit, por personalisht mendoj se nuk i ngjaj atij. Une mendoj se i ngjasoj sulmuesit te Interit, Zlatan Ibrahimovic", theksoi sulmuesi i gjate 188 centimetra. Para disa ditesh, Edgar Cani ka marre ftese nga trajneri i perfaqesueses Shpresa apo e njohur si U-21 te Shqiperise, Artan Bushati, per takimin qe u humb 0-1 me Shpresat maqedonase ne Vlore. Mirepo tiranasi per shkak te angazhimit me ekipin e Palermos, nuk ka mundur t'i bashkohet ekipit te Shpresave. "Per shkak te angazhimit ne ekipin e ri, nuk kam mundur t'i pergjigjem fteses se trajnerit Bushati. Por deshira ime eshte te luaj me perfaqesuesen shqiptare ne ndeshjet tjera", theksoi Cani. Ne radhet e Palermos, Edgar Cani eshte transferuar ne diten e fundit te afatit kalimtar te muajit janar nga skuadra tradicionale Pescara, e cila garon ne Serine C1. Ekipi sicilian per t'i siguruar sherbimet e tij Pescaras i ka paguar 1 milion e 200 mije euro. Ndersa 18-vjecari me ekipin nga stadiumi "Renzo Barbera" ka firmosur nje kontrate 5-vjecare. Me transferimin e Edgar Canit ne Palermo, numri i shqiptareve ne kete ekip eshte rritur ne dy, pasi pjese e tij qe nga vera e vitit te kaluar eshte edhe portieri shqiptar nga Kosova, Samir Ujkani, gjithashtu pjese e Shpresave te Bushatit. Ndersa me debutimin e shtatlartit ne Serine A, numri i shqiptareve ne eliten e futbollit italian pritet te rritet ne pese, pas Valon Behramit, Erion Bogdanit, Igli Tares, si dhe Rijat Shales.

Korrieri.com