Federata Shqiptare e Futbollit shtyn publikimin e listės me emrat e lojtarėve tė kampionatit tonė, qė do tė grumbullohen pėr "zborin" e radhės nė Antalia, nga 14 deri mė 23 janar. Shkak ėshtė bėrė neglizhenca e klubeve tė Kategorisė Superiore, pjesa mė e madhe e tė cilave nuk ka konfirmuar pjesėmarrjen e futbollistėve. "Edhe pse ishte planifikuar qė tė publikohej sot (dje) lista e lojtarėve tė kampionatit qė trajneri Ari Han do tė ketė nė dispozicion nė grumbullimin nė Turqi, do tė publikohet nesėr (sot)", pohoi pėrfaqėsuesi i zyrės pėr shtyp nė federatė, Lysien Nurishmi. "Klubet nuk kanė konfirmuar pjesėmarrjen e futbollistėve qė ishin pėrzgjedhur nga federata dhe kjo i ka ngadalėsuar disi procedurat". Megjithatė, kjo nuk mund tė cilėsohet si njė mėnyrė pėr tė shprehur pakėnaqėsinė me grumbullimin stėrvitor. Nė tė kaluarėn, skuadrat kryesore nė vend e kanė kontestuar "zborin" (traditė qė ka filluar nė vitin 2003, kur nė stolin kuqezi u punėsua gjermani Hans Peter Brigel), pasi ai i privonte nga futbollistėt kryesorė nė momentin e pėrgatitjeve pėr pjesėn e dytė tė sezonit. Rasti mė i fundit ka parė si protagonistė drejtuesit e Partizanit, tė cilėt nuk lejuan qė Bakaj dhe Muzaka tė largoheshin nga kampi stėrvitor, pėr t'u vendosur nėn urdhrat e ish-trajnerit Oto Bariē. "Deri nė kėto momente nuk ka asnjė ankesė tė shkruar nga klubet, vazhdoi Nurishmi. Edhe pse mund tė ketė ndonjė pakėnaqėsi pėr grumbullimin e futbollistėve, askush nuk ka deklaruar nė federatė se nuk do tė lejojė udhėtimin e lojtarėve nė Antalia".
Gjatė dhjetė ditėve tė grumbullimit, kontingjenti me 22-23 lojtarė tė kampionatit, qė shihen si kandidatė pėr njė vend nė Kombėtaren "A", do tė akomodohet nė hotel "Majestik". Ende duhen punuar detajet e planit stėrvitor, por nė institucionin qė drejton futbollin nė vend shpresojnė edhe nė njė miqėsore me Kombėtaren e Arabisė Saudite. "Pėrfaqėsuesja e Arabisė Saudite do tė jetė nė Antalia dhe do bėjmė tė pamundurėn qė tė zhvillojmė njė miqėsore, sqaroi Nurishmi. Asgjė nuk ėshtė pėrcaktuar, por synojmė qė tė gjejmė akordin me zyrtarėt e federatės sė kėtij vendi". Gjithsesi, nė periudhėn e mesjanarit nė Antalia do tė ketė edhe shumė klube tė huaja, tė cilat zhvillojnė fazėn pėrgatitore dhe mendohet se gjetja e kundėrshtarėve pėr miqėsore nuk ėshtė e vėshtirė
( "Shqip", 09. 01. 2008)
|