|
Natyrisht qė ēdo skuadėr qė do tė shihte emrin e tyre do tė dėshironte t'i kishte nė pankinė. Uli Shtilike, Ari Han dhe Xhixhi Kanji, janė tre emrat mė tė rinj pėr pankinėn e ekipit kombėtar. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė presidentit tė FSHF-sė Duka, sipas tė cilave, kėta tre teknikė janė tė fundit qė janė futur nė kandidaturat pėr tė marrė drejtimin e Shqipėrisė. Uli Shtilike ėshtė padyshim mė i preferuari, por pėr trajnerin gjerman, duhet tė pritet mbarimi i kontratės me Bregun e Fildishtė nė muajin shkurt. Ndėrkohė qė nuk ėshtė as shumė i shtrenjtė, duke qenė se mund tė pranojė edhe pėr 250 mijė euro. Ndėrsa njė tjetėr emėr i madh ėshtė ai i italianit Xhixhi Kanji, i njohur pėr temperamentin e fortė dhe pėr drejtimin e skuadrave tė vogla. Duke qenė njė teknik i "rrahur" me pankinat e Serisė A, Kanji ka njė kosto tė lartė, por edhe nė kėtė rast diskutimet nė tavolinė mund tė sjellin zhvillime tė larta. Ndėrsa holandezi Ari Han, nėnkampion bote me Holandėn, mbetet njė emėr aspak pėr t'u nėnvlerėsuar. Nė tė shkuarėn ka drejtuar skuadra si Fejnord, Anderleht, Shutgart apo dhe kombėtaret e Kinės e tė Kamerunit. Shkurt, me shumė eksperiencė.
("Gazeta shqiptare", 14. 12. 2007)
|