Skolari: Shqiperia e Malta, pengese per kedo
cri
Pavaresisht se kuqezinjte shpresonin qe Europa te na merrte me seriozisht, duket se kjo nuk po ndodh. Trajneri i Portugalise, Luiz Felipe Skolari, ka krahasuar skuadren shqiptare me Malten, duke i vene te dyja ne nje "kandar". "Shqiperia dhe Malta nuk jane kundershtare te lehte dhe do te jene pengese per cilindo kundershtar, - tha ai per "O Jogon", - grupi yne eshte shume i ekuilibruar ku nuk ka fitues te paralajmeruar, por ku ne kemi shanse te forta per t'u kualifikuar". Skolari pershendeti faktin se ekipi portugez do te luaje ne Europen qendore dhe jo ne Lindje ku ka diferenca te medha te orareve ne krahasim me Perendimin. Ai premtoi se do te permbushte kontraten me Portugaline deri ne qershor 2008, ndersa me pas do vendoste per te ardhmen.
|
|