|
Sipas gazetės SHQIP, presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar trajnerin Oto Bariē si alternativa e vetme nė krye tė stolit kuqezi. Nė mesditėn e sė martės, kroati ka mbėrritur nė Shqipėri dhe pritet qė brenda javės ai tė takohet me drejtuesin mė tė lartė tė futbollit nė vend, ku do tė diskutohet nė parim rreth rinovimit tė kontratės. Ai do tė jetė prezent nė ndeshjen kryesore tė kėsaj jave nė Kategorinė Superiore qė do tė luhet nė Kavajė, ndėrmjet Besės dhe Partizanit.
E ardhmja e trajnerit tė kombėtares shqiptare ka qenė kryefjala e kėsaj jave: do ta rinovojė apo jo ėshtė dilema e tė gjithėve. Pėr herė tė parė, presidenti i FSHF-sė ėshtė zhbalancuar nė lidhje me ēėshtjen e rinovimit tė Oto Bariē, duke lėshuar deklarata qė deri diku e "ngrohin" trajnerin rreth pozitave solide qė gėzon nė krye tė skuadrės. "Misteri (Bariēi) ėshtė alternativa e vetme pėr kombėtaren", kanė qenė fjalėt e Dukės pėr mediat. "Tashmė nuk ėshtė mė sekret qė Komiteti Ekzekutiv, nė mbledhjen e fundit tė zhvilluar, ka vendosur 'pro' tij. Ne si federatė do t'i ofrojmė njė kontratė tė re trajnerit". Dje nė orėn 12:30 tė mesditės, 75-vjeēari ka mbėrritur nė Shqipėri. Ai ėshtė akomoduar nė hotel "Adriatik" nė Durrės, duke u detyruar tė ndryshojė "axhendėn" pėr shkak tė mbipopullimit tė hoteleve mė tė mėdha nė kryeqytet. Sot "Oto Maksimal" do tė jetė i pranishėm nė supersfidėn e kėsaj jave nė Superiore, ku Besa dhe Partizani do tė luajnė pėr kreun e klasifikimit. Ndėrkohė, ende nuk ka njė datė tė saktė se kur do tė zhvillohen bisedat e para mes palėve. "Besoj se do tė vendosim kėto ditė rreth sė ardhmes, por nuk mund tė them asgjė mė tepėr rreth takimit me trajnerin, ka vazhduar mė tej Duka. Fillimisht duhet tė takohemi, pėr tė folur rreth detajeve tė kontratės qė janė miratuar nga anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv. Nuk mund tė them asgjė rreth spekulimeve pėr uljen apo pėr rritjen e rrogės sė tij".
Kreu i federatės sė sportit tė top-kėmbės ka folur gjithashtu edhe pėr zėrat rreth kontakteve me trajnerė tė tjerė, duke i hedhur poshtė nė mėnyrė kategorike. "Nuk po diskutojmė me asnjė trajner tjetėr pėr momentin. Nuk mund ta bėjmė diēka tė tillė, pasi kjo nuk do tė ishte logjike. Jemi tė fokusuar te Bariēi, pasi ai ėshtė trajneri ynė dhe pa pėrfunduar bisedėn me tė, nuk mund tė bėjmė asnjė lėvizje tjetėr", ka vazhduar Duka. Emri mė i lakuar nė kėto momente si pasardhės i kroatit nė stolin kuqezi ėshtė Katanec, aktualisht trajner i pėrfaqėsueses maqedonase. "Alternativa Katanec? E pėrsėris edhe njė herė qė mė parė duhet tė mbyllim bisedimet me trajnerin tonė. Pėr tė ardhmen mund tė ketė edhe shumė emra tė tjerė, tė cilėt i plotėsojnė kushtet pėr tė qenė nė krye tė Shqipėrisė. Gjithsesi nuk mund tė them mė shumė", shtoi njėshi i FSHF-sė, i cili ka shprehur besim pėr rinovimin e Bariēit. "Jam i bindur se me 75-vjeēarin do tė shkojmė deri nė fund", ka thėnė Duka.
Aftėsitė e teknikut kuqezi janė tė padiskutueshme: puna e tij me kombėtaren tonė duket fare qartė nė lojėn me tė mėdhatė e grupit dhe nė rezultate. Perfekt nga ana taktike (lexon mjaft mirė lojėn e kundėrshtarėve), por mbi tė gjitha ka arritur tė ndėrtojė njė skuadėr sė cilės i janė larguar lojtarė qė kanė shkruar historinė si Hasi, Tare, Murati por edhe Aliaj. Kroati ka kėrkuar siguri nga federata qė pėrpara ndeshjes me Slloveninė, duke u shprehur haptazi se priste njė telefonatė nga Duka, pėr t'u ulur nė tryezėn e bisedimeve. Kėtė e ka bėrė pa e fshehur asnjėherė dėshirėn pėr tė vazhduar punėn qė filloi. Madje, ai nuk ka nguruar as tė bėjė publike disa oferta, ku mė joshėsja ėshtė ajo e Dinamos sė Zagrebit, qė kėrkon ta punėsojė si zbulues talentesh. Gjithsesi, nė momentin kyē tė sė ardhmes sė tij, Bariē ėshtė limituar me fjalinė "do tė flas vetėm pas bisedave me kreun e federatės".
|