Presidenti i Rusisë Vladimir Putini u shpreh më 8 qershor në Hailigendam të Gjermanisë se SHBA-ja mund të marrë në konsideratë të dislokojë sistemin e saj të mbrojtjes nga rakekat në Turqi madje Irak ose në platformën detare, në vend të Polonisë.
Në një konferencë shtypi të organizuar pas përfundimit të samitit të Grupit të Tetë Vendeve, Putini tha se Rusia mendon se pajisjet e mbrojtjes nga raketat duhet të dislokohet në rast se Irani përgatitet të lëshojë raketë me një distancë prej 4500 deri në 5000 kilometrash.
Më 7 qershor, Putini i paraqiti presidentit amerikan Xhorxh Bush propozimin që Amerika të transferojë pajisjet e radarit të sistemit kundër raketave nga Evropa Lindore në Azerbaixhan. Nëse SHBA-ja pranon këtë sugjerim, Rusia nuk do të drejtojë raketat e saj ndaj Evropës.
Siç mësohet, ministri i Jashtëm i Azerbaixhanit Elmar Mamadiarov u shpreh më 8 qershor se Rusia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë konsultime për shfrytëzimin e përbashkët të stacionit të radarit të Azerbaixhanit, Gabala. Ai përkrah këtë propozim.(Çan Yean)
|