v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 9th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-06-09 19:19:53    
U mbyll samiti i Grupit të Tetë Vendeve

cri
U mbyll më 8 qershor samiti treditor i Grupit të Tetë Vendeve. Pjesëmarrësit diskutuan për disa pika të nxehta botërore dhe bënë një deklaratë të përbashkët.

Më 8 qershor në një deklaratë të këtij samiti thuhet se nëse Irani nuk bën lëshime mbi problemin bërthamor, Grupi i Tetë Vendeve do të ndërmarrë masa më të rrepta ndaj atij. Në këtë dokument tregohet gjithashtu se nëse Irani do mund ta bindë komunitetin ndërkombëtar të besojë se plani i tij bërthamor do të shfrytëzohet për qëllim paqësor, marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve anëtare të Grupit të Tetë Vendeve do të "hapin një faqe të re" në fusha të ndryshme, duke përfshirë jo vetëm atë të energjisë bërthamore, por edhe në fushat politike, ekonomike dhe teknologjike.

Përveç këtyre, në samitin e kësaj here nuk u arrit unanimiteti i mendimeve mbi problemin e Kosovës. Ndërkohë, takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Xhorxh Bush në samit ka zbutur divergjencat dypalëshe lidhur me çështjen e sistemit amerikan kundër raketave.

Siç mësohet, liderët e Grupit të Tetë Vendeve zhvilluan bisedime po më 8 qershor me liderët e Kinës, Indisë, Brazilit, Afrikës së Jugut, të Meksikës. Ata u shprehën në një deklaratë të përbashkët se Grupi i Tetë Vendeve do të forcojë bashkëpunimin me pesë vendet e sipërmendura në zhvillim në problemin e ndryshimit të klimës, të energjisë dhe të nxitjes së investimeve.(Çan Yean)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040