v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 14th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-21 11:26:16    
Hu Jintao mbajti një fjalim për marrëdhëniet Kinë-Amerikë Latine

cri

Më 20 nëntor në Kongresin e Perusë, presidenti i Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao që po bën vizitë shtetërore në Peru, mbajti një fjalim të rëndësishëm me titull "Krijimi së bashku i marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm Kinë-Amerikë Latine", duke shtjelluar në mënyrë të gjithanshme zhvillimin e bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe vendeve latinoamerikane.

Hu Jintao theksoi se në krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet Kinës e Amerikës Latine, duhet të mbahet fort tema e zhvillimit të përbashkët, duhet të ruhet parimi bazë i interesave reciproke të barabarta, të bëhet rinovimi në fusha të ndryshme dhe të zhvillohet bashkëpunimi i gjithanshëm.

Hu Jintao tha se pala kineze dëshiron të përpiqet së bashku me vendet e Amerikës Latine në 5 drejtime: vazhdimin e thellimit të marrëdhënieve politike reciproke, zhvillimin e bashkëpunimit reciprok ekonomiko-tregtar, forcimin e koordinimit në çështjet ndërkombëtare, kushtimin rëndësi të mësimeve reciproke në fushën shoqërore, plotësimin e shkëmbimeve njerëzore. (U Sen)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040