Më 20 nëntor në Limë presidenti i Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao bashkë me presidentin e Peru-së Alan Garcia, morën pjesë në mbledhjen e mëngjesit të sipërmarrësve kinezë dhe peruan. Ata publikuan fjalimin me titull "Forcimi i bashkëpunimit reciprok dhe krijimi i të ardhmes së mirë".
Në këtë fjalim Hu Jintao vuri në dukje se krijimi i zonave të tregtisë së lirë është një politikë strategjike e dy qeverive të të dy vendeve dhe do të ofrohen shanse të rëndësishme për zgjerimin e tregtisë midis dy vendeve. Pala kineze shpreson që të dyja palët të nënshkruajnë e të zbatojnë sa më parë marrëveshjet përkatëse dhe dëshiron të përpiqet së bashku me palën peruane për zgjerimin e tregtisë dypalëshe, përmirësimin e strukturës tregtare, duke realizuar në mënyrë aktive ekuilibrin tregtar dhe nxitur zhvillimin e tregtisë dypalëshe në mënyrë më të mirë e më të shpejtë.
Hu Jintao propozoi që të dyja palët të forcojnë koordinimin dhe bashkëpunimin në tre fusha: së pari është forcimi i bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si ato minerale, dhënë infrastrukturën bazë, së dyti, është zhvillimi i investimit aktiv, së tret,i është nxitja e shërbimeve të qeverisë.
Garcia tha se të dyja palët kanë mbaruar me sukses negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë, kjo do të luajë në rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e ekonomisë përkatëse. Peru-ja do t'i ofrojë ndërmarrjeve kineze ambjentin e stabilizuar për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy vendeve. (U Sen)
|