Më 15 nëntor në Samitin e Tregut Financiare dhe të Ekonomisë Botërore ku marrin pjesë e udhëheqësit e 20 vendeve (G20), kryetari i shtetit kinez Hu Jintao bëri thirrje se për të përballuar krizën financiare botërore nevoitet forcimi i bashkëpunimit të komunitetit ndërkombëtare.
Hu Jintao vuri në dukje se hapi më urgjent që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar është të marrë të gjitha masat e nevojshme që janë në ndihmë të rivendosjes se besimit në treg dhe të frenohet zgjerimi i krizës financiare. Vendet përkatëse duhet të zbatojnë masat që mbajnë qëndrueshmëri tregun botëror, të parandalojnë proteksionizimin e çdo-lloj tregu dhe investimi.

Ai tha që duhet të realizohet reforma posaçërisht në katër aspekte: forcimi në bashkëpunimin ndërkombëtare të kontrollit në tregun financiare, përshpejtimi i reformës në organizata financiare ndërkombëtare, nxitja e bashkëpunimeve financiare rajonale, përmirësimi në sistemin e fondit monetar ndërkombëtar.
Hu Jintao u shpreh se duke u përballuar me krizën financiare, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë kujdes dhe pakësojë dëmet e shkaktuara nga kriza për vendet në zhvillim, vecandërisht për ato më të prapambetur. Duhet të ndihmojë vendet në zhvillim të ruajnë stabilitetin financiar dhe rritjen ekonomike, të vazhdojë dhe shtojë ndihmat për ta.
Hu Jintao ka premtuar se Kina dëshiron të mbajë vazhdimisht përgjegjësine e saj në ruajtjen e qëndrueshmërisë së tregut financiare botëror, në nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e ekonomisë së botës. Kina do të përkrah organizatat financiare ndërkombëtare të forcojnë financimin sipas ndryshimit të tregut financiar, të japë më shumë përkrahje për vendet e prekura nga kjo kriz[ dhe shpreson të marrë pjesë në planin e Bankës Botërore në financimin e kompanive financiare ndërkombëtare të tregëtisë. (Wang Xianya)
|