v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-14 15:09:13    
Qeveria kineze: Një pjesë e investimeve të reja të qeverisë qendrore do të përdoren për fshatarët

cri

Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, më 14 nëntor në Pekin, nënkryetari i Komitetit të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Mu Hong u shpreh se në 3-mujorin e katërt të këtij viti do të shtohen investimet e qeverisë qendrore me një vlerë prej 100 miliardë juanësh. Ndër to 34 miliardë juanë do të përdoren për infrastrukturën bazë dhe projektin e jetesës së fshatarëve, duke zënë 30% të investimeve totale.

Në një konferencë shtypi të Zyrës Informative pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Mu Hong tha se investimet e reja do të përdoren për sigurimin e banesave për familjet me të ardhura të ulëta, infrastrukturat bazë të rëndësishme, zhvillimin e punëve publike, të mjedisit ekologjik dhe të rinovimit në fusha të ndryshme etj.

Ai theksoi gjithashtu se kjo politikë tregon që qeveria kineze ka besim dhe vendosmëri të plotë për stabilitetin e ekonomisë qendrore dhe rritjen e ekonomisë. Këto bëhen në bazë të gjendjes së ekonomisë kineze e saj të huaj dhe të situatës themelore të Kinës.(U Sen)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040