Më 30 tetor, në konferencën e rregullt të Ministrisë së Jashtme, zëdhënësja e saj Jiang Yu u shpreh se, lidhur me krizën financiare ndërkombëtare, pala kineze do të marrë parasysh aktivisht çdo lloj plani ndihme brenda mundësive.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Jiang Yu tha se kriza financiare ndërkombëtare ka sjellë ndikim të rëndë mbi sistemin financiar ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik. Komiteti ndërkombëtar duhet ta përballojë krizën nëpërmjet bashkëpunimit të gjithanshëm. (Wang Xianya) (Artan)
|