
Më 27 tetor, sipas të dhënave statistikore nga Komiteti Administrativ i Sektorit Bankar Kinez, gjatë 3 tremujorëve të para, vëllimi dhe përqindja e kredive të këqija në bankat tregtare kineze janë ulur.
Në fund të shtatorit, ky vëllim i kredive të këqija ishte 1 trilion e 270 miliardë juanë, duke u pakësuar mbi 3 miliardë juanë, ndërsa përqindja e kredive të këqija ishte 5.49 %, ose 0.67 % më e ulët në krahasim me fillimin e këtij viti. (Shy Guan) (Artan)
|