v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-25 20:50:19    
Samiti i 7-të Azi-Evropë pati shumë rezultate

cri

Më 25 tetor, u mbyll në Pekin samiti i 7-të Azi-Evropë. Krahas miratimit të një deklarate për forcimin e bashkëpunimit midis Azisë dhe Evropës për të përballuar krizën financiare, samiti pati edhe shumë rezultate lidhur me sigurinë ushqimore, zhvillimin e vazhdueshëm, ndryshimin e klimës etj. Pas samitit, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se rezultatet e këtij samiti do të kenë ndikimin e thellë mbi bashkëpunimin midis Azisë dhe Evropës.

Në "Deklaratën për gjendjen financiare ndërkombëtare" të bërë nga samiti thuhet se palët e ndryshme duhet të marrin masat efektive për të trajtuar siç duhet krizën financiare.

Wen Jiabao i tha medias se për të përballuar këtë krizë, vendet e ndryshme në botë duhet të kenë besimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë:

"Të gjitha vendet, veçanërisht vendet e zhvilluara duhet të marrin sa më parë masat për të stabilizuar tregun financiar. Njëkohësisht vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin."

Wen Jiabao tha se nën gjendjen e përhapjes së shpejtë të krizës financiare, ruajtja e rritjes së qëndrueshme dhe të shpejtë të ekonomisë kineze është kontrobuti më i madh për botën.

Samiti miratoi edhe deklaratën e kryetarit ku përcaktohen fushat e bashkëpunimit të ardhshëm midis Azisë dhe Evropës. Njëkohësisht samiti miratoi edhe 17 propozime të bashkëpunimit në fushën ekonomike, kulturore, shoqërore etj.

Pas samitit, kryeministri kinez Wen Jiabao vlerësoi lart rezultatet e samitit. Ai tha:

"Ky samit ka rëndësi shumë të madhe. Kina pres që anëtarët e ndryshëm do të zbatojnë së bashku propozimet e bëra nga samiti duke forcuar marrëdhëniet e partneritetit midis Azisë dhe Evropës."

Pas samitit, ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi u shpreh se ky samit ka rëndësi të madhe në procesin e bashkëpunimit midis Azisë dhe Evropës dhe do të japë kontrubt për krijimin e botës paqësore, harmonike dhe të lulëzuar. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040