v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 22th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-24 19:32:45    
Hu Jintao mori pjesë në ceremoninë e hapjes të Samitit të 7-të Azi-Evropë

cri

Më 24 tetor u hap në Pekin Samiti i 7-të Azi-Evropë. Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni ai u shpreh se bashkëpunimi dorë për dorë midis Azisë dhe Evropës është zgjedhja më e mirë.

Hu Jintao tha se pala aziatike dhe ajo evropiane duhet të shtojnë njohjet reciproke për politikat e drejtimet e zhvillimit të njëri-tjetrit, duke u nisur nga fryma e hapjes, të kultivojnë pika të reja të bashkëpunimit dhe nëpërmjet dialogut e konsultimeve të barabarta të trajtojnë si duhet fërkimet ekonomiko-tregtare, që të përballojnë sfidat e përbashkëta globale.

Hu Jintao u shpreh gjithashtu se Kina admiron dhe përkrah masat pozitive të marra nga vendet përkatëse përballë krizës financiare. Edhe Kina ka bërë përpjekje aktive brenda mundësive për të përballuar këtë krizë. (Wang Lei)(Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040