Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, më 23 tetor në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Qin Gang tha se gjatë procesit të përballimit të krizës së tanishme financiare, komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë parasysh plotësisht interesat dhe shqëtësimet e vendeve në zhvillim për të mbrojtur ekonominë dhe stabilitetin financiar të tyre.
Qin Gang vuri në dukje gjithashtu se në Samitin Azi-Evropë ka shumë vende në zhvillim. Komuniteti ndërkombëtar, sidomos vendet e zhvilluara duhet t'u kushtojnë vëmendje rrezikut e vështirësive të hasura nga vendet në zhvillim në këtë krizë financiare dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në bazë të barazisë, të leverdisë reciproke dhe të respektit reciprok. (Sihai)
|