
Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se më 22 tetor zv.kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Wang Qishan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Samitit të çështjeve tregtare dhe të investimeve të Panairit të 5-të Kinë-ASEAN, ku ai u shpreh se, në sfondin e përhapjes së krizës financiare globale dhe të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë botërore, forcimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe ASEAN-it ka rëndësi të madhe.
Wang Qishan tha se pala kineze shpreson që të thellojë bashkëpunimin tregtar dhe në fushën e investimeve e të garantojë krijimin në kohë të rajonit të tregtisë së lirë Kinë-ASEAN. Pala kineze e përkrah aktivisht zhvillimin e integrimit ekonomik të ASEAN-it, si dhe do të vazhdojë të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin në mënyrë të përgjegjshme me vendet e ndryshme të ASEAN-it në fushat financiare, të energjisë, të mbrojtjes së mjedisit, të sigurisë ushqimore etj., për të nxitur së bashku zhvillimin e shëndoshë ekonomik-financiar të këtij rajoni. (Vera) (Artan)
|