Më 20 tetor, zëdhënësi i Drejtorisë Shtetërore të Statistikave të Kinës Li Xiaochao u shpreh në Pekin se deri tani, këtë vi ekonomia kombëtare kineze është zhvilluar më një shpejtësi të qëndrueshme, duke ruajtur një qarkullim të përgjithshëm të mirë.
Sipas të dhënave statistikore, gjatë 9 muajve të parë, ekonomia kineze u rrit 9.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por ritmi i rrijtes është 2.3% më i ulët se në atë periudhë. Gjithashtu, niveli i përgjithshëm i treguesit të çmimit të konsumatorit është rritur 7.0%, por ritmi i rritjes është ulur me 0.9% në krahasim me gjysmën e parë të vitit. Përveç këtsaj, është parashikuar korrja e mirë e drithërave në këtë vjeshtë. Sipas parashikimit, sasia e përgjithshme e drithërave do të shënojë rekord të ri historik.
Li Xiaochao u shpreh po ashtu se, në fazën tjetër, do të ndërmerret një politikë e kujdeshme makrokontrolli për të nxitur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. (Yuan Xin)
|