Ditët e fundit, kryetari i Komitetit Mbikëqyrës dhe Administrativ të Bankave të Kinës Liu Mingkang u shpreh se sektori i bankave duhet t'i kushtojë vëmendje ndikimit negativ ndaj qarkullimit të qendrueshëm të këtij sektori të shkaktuar nga ndryshimi i situatës së brendshme dhe të jashtme, për të forcuar nivelin e administrimit të krizës së industrisë së bankave.
Liu Mingkang u shpreh se në etapën e ardhshme, sektori i bankave duhet të shtyjë përpara reformën dhe krijimin në fushën financiare në fshat, të forcojë parandalimin e krizës mbi investimet kineze në vendet e huaja dhe të nxjerrë mësimin nga kriza monetare globale.
|