v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 14th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-16 20:21:29    
Shumë ndërmarrje eksportuese kineze kanë ulur parashikimet e tyre

cri

Më 15 tetor, në sfondin e tronditjes financiare botërore, u hap panairi më i madh ndërkombëtar, Panairi i Mallrave të Import-Eksportit i qytetit Guangzhou të Kinës Jugore.

Ky panair mbi 50-vjeçar konsiderohet si simboli i tregtisë së jashtme të Kinës. Numri i ndërmarrjeve që marrin pjesë në këtë panair është shtuar në mbi 5000.

Por, për shkak të lëvizjes së çmimeve të lëndëve të para, të ngritjes së kursit të këmbimit të renminbi-së, të zvogëlimit të tregut të jashtëm dhe elementeve të tjera, shumë ndërmarrje eksportuese kineze kanë ulur parashikimet e tyre, duke mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj presionit të eksportit.

Një funksionar përkatës kinez, Zhang Yansheng, u shpreh se nuk ka përfunduar ende kjo tronditje financiare botërore e shkaktuar nga kriza amerikane e kredive, e cila do të sjellë ndikime ndaj ekonomisë reale dhe do të ndikojë mbi eksportin e Kinës.

Megjithatë, shumica e njerëzve mbajnë qëndrim optimist të kujdesshëm për industrinë eksportuese kineze, sepse gjendja bazë e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar. (Shy Guan) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040