Më 15 tetor, kryeministri i Kinës Wen Jiabao drejtoi mbledhjen e përhershme të Këshillit të Shtetit, ku u studiuan dhe u planifikuan punët mbi përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat tibetiane të provincave Qinghai, Sichuan, Yunnan e Gansu.
Zonat tibetiane në këto provinca janë rajone autonome të kombësive, ku kombësia tibetiane dhe kombësitë e tjera banojnë së bashku. Këtu janë edhe burimet e lumenjve të mëdhenj kinezë, si Lumi Yangce, Lumi i Verdhë etj. Ata luajnë rol të rëndësishëm për ekologjinë e rrafshnaltës.
Në mbledhje u vë në dukje se do të ndihmohet zhvillimi i industrisë me karakteristikën e rrafshnaltës dhe do të kufizohet seriozisht transferimi i ndërmarrjeve me ndotje në zonat tibetiane. (Shy Guan) (Artan)
|