
Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se më 14 tetor, gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Anglisë Brown, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se Kina ka besim që do të ruajë stabilitetin e tregut financiar të vendit.
Wen Jiabao vuri në dukje se vitet e fundit sektori financiar i Kinës është hapur gradualisht ndaj botës së jashtme dhe është ngritur niveli i integrimit të institucioneve financiare kineze në tregun financiar ndërkombëtar, por ndodhet ende në fazën fillestare. Reforma e shumë vjetëve ka forcuar aftësinë e Kinës në përballimin e krizës financiare, aktualisht ndikimet e krizës financiare ndërkombëtare ndaj Kinës janë nën kontroll dhe të kufizuara.
Wen Jiabao theksoi se përballimi i kësaj krize kërkon që të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe Kina do të luajë vazhdimisht rolin e vet në mënyrë të përgjegjshme.
Brown miratoi mendimet e kryeministrit Wen Jiabao. Ai u shpreh njëkohësisht se komuniteti ndërkombëtar e vlerëson lart rolin e Kinës në stabilizimin e tregut financiar ndërkombëtar. (Vera)
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë u shpreh se nuk ka ndryshuar tendenca e përgjithshme e qarkullimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze
|