Më 13 tetor, zv/drejtori i Bankës Popullore të Kinës Yi Gang u shpreh se për t'u përballur me krizën e tanishme financiare, komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet i gjithi dhe se Kina është gati që të përpiqet dhe të ruajë së bashku me vendet e tjera stabilitetin e tregut financiar të botës.
Po atë ditë në Uashington, u zhvillua sesioni vjetor i FMN-së dhe BB-së për vitin 2008. Yi Gang mbajti një fjalim, ku u shpreh se FMN-ja duhet të ndërrojë thelbin e kontrollit në krizën financiare të Amerikës, duhet të verifikojë ku ndodhet kriza e vërtetë dhe të marrë masa efikase.
Duke folur për prezantoi ekonominë kineze, Yi Gang theksoi se në gjendjen e tanishme kur rritja e ekonomisë globale po ngadalësohet në mënyrë të dukshme, është shumë e rëndësishme që të ruhet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i shpejtë në ekonominë kinez dhe Kina ka besim të plotë për këtë. (Jiang Lei)
|