Pas tërmetit 6.8 ballësh në distriktin Wuqia të Singjian-it dhe tërmetit 6.6 ballësh në distriktin Dangxiong të Tibetit, kryeministri i Kinës Wen Jiabao dhe zv-kryeministri i Kinës Hui Liangyu dhanë udhëzime ku kërkohen sektorët përkatëse të përkrahin me të gjitha forca zonat e prekura nga fatkeqësitë e tërmetit në Singjian dhe Tibet për zhdukjen e pasojave të këtyre tërmeteve.

Në bazë të frymës së udhëzimeve, Komiteti Shtetëror për Pakësimin e pasojave të Fatkeqësive, Ministria e Punëve Çivile, Ministria e Financave, Drejtoria e Tërmetit e Kinës kanë nisur masat e reagimit të shpejhtë duke u dërguar materiale e fonde prej 10 milionë juanësh dhe ekipe të ndihmës së shpejtë për zhdukjen e fatkeqësive të tërmetit në zonat e prekura nga tërmeti në Singian dhe Tibet. Edhe bashkitë e rajoneve autonome të Singianit dhe të Tibetit kanë nisur punët e reagimit të shpejtë për zhdukjen e pasojave të tërmetit. (Çang Çuo)
|