Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, gjatë 30 vjetëve të hapjes dhe të reformës, ekonomia e Tibetit është zhvilluar shumë shpejt. Në vitin 2007, GDP-ja e Rajonit Autonom të Tibetit arriti në 34 miliardë juanë, duke u shtuar 15.8 herë në krahasim me vitin 1978.
Pas zbatimit të hapjes dhe reformës, qeveria qendrore e Kinës organizoi 4 mbledhje mbi punën e Tibetit dhe hartoi një sërë masash, si përjashtimi i taksave bujësore e blegtore, forcimi i hapjes ndaj botës së jashtme dhe i shëmbimeve me krahinat e tjera, zhvillimi dhe lulëzimi i kulturës dhe artit të kombësisë tibetiane etj. Përveç këtyre, u zbatua strategjia e ndihmës për Tibet dhe u ndërtuan një sërë projektesh të mëdha duke përfshirë hekurudhën Qinghai-Tibet me investimet e drejtëpërdrejta të shtetit dhe me ndimën e krahinave të mbarë vendit. (Çang Çuo) (Pina)

|