Më 28 shtator në orën 18 e 22 minuta, 3 kozmonautë të anijes kozmike me kozmonautë "Shenzhou nr. 7" dolën jashtë kapsulës së kthimit. Kjo shënoi suksesin e plotë të fluturimit të herës së tretë kozmik me kozmonautë të Kinës.


Suksesi i plotë i fluturimit kozmik të anijes kozmike me kozmonautë "Shenzhou nr. 7" ka hedhur bazë teknike për ndërtimin e laboratorit kozmik të Kinës.
Më 28 shtator, pas kthimit të sigurtë të anijes kozmike me kozmonautë "Shenzhou nr. 7", në qendrën kontrolluese të fluturimit kozmik të Pekinit, kryeministri kinez Wen Jiabao lexoi letrën e urimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të Këshillit të Shtetit dhe të Komitetit Qendror Ushtarak për të shprehur urime për suksesin e plotë të fluturimit kozmik të anijes kozmike me kozmonautë "Shenzhou nr. 7". (Fani)


|