
Sipas Raidos së Jashtme të Kinës, më 27 shtator, në distriktin e ri Binhai të Tianjin-it, u hap sesioni i dytë vjetor "udhëheqës i ri" i Forumit Botëror Ekonomik pranë Forumit Davos në verën e vitit 2008. Kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh në ceremoninë e hapjes se Kina do të vazhdojë të ngulë këmbë dhe të thellojë reformën dhe hapjen.
Wen Jiabao tha se Kina do të vazhdojë të thellojë reformën e saj në sistemin ekonomik, ndërkohë, do të vazhdojë të çojë përpara reformën në sistemin politik dhe në fusha të tjera, do të shpejtojë sistemin e sigurimit shoqëror që do të mbulojë të gjitha zonat fshatare të vendit, në mënyrë që populli kinez të gëzojë frutat e korruara gjatë reformës dhe zhvillimit.


Wen Jiabao u shpreh gjithashtu se Kina do të zbatojë në thellësi dhe zgjerësi hapjen ndaj botës së jashtme, do të marrë pjesë aktivisht në globalizimin ekonomik dhe do të nxitë krijimin e një sistemi të drejtë e të arsyeshëm në tregtinë ndërkombëtare dhe në sistemin financiar. Krahas këtyre, Kina do të thellojë vazhdimisht reformën në sistemin e ekonomisë së jashtme, do të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të përmirësojë ambientin e investimeve në Kinë për tregtarët e huaj.
Forumi i kësaj here, që është me temën kyesore "Dallgët e ngritjes së ardhshme ekonomike", ka tërhequr mbi 1500 funksionarë të lartë shtetërorë, ndërmarrës, specialistë dhe studiues nga 90 vende e rajone të botës. Sipas planit, në këtë forum 2-ditor pjesëmarrësit do të zhvillojnë diskutime mbi disa tema si "perspektivën e ekonomike globale", "risinë shkencore" dhe "reforma në Kinë për 30 vjetë të ardhshëm". (Jiang Lei)

|