Më 25 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao përcolli kozmonautët e anijes kozmike "Shenzhou nr. 7" në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve.
Hu Jintao u tha 3 kozmonautëve Zhai Zhigang, Liu Boming e Jing Haipeng: "Ju do të shkoni të zbatoni detyrën e fluturimit të 3-të me kozmonautë të Kinës. Unë në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Këshillit Qendror Ushtarak dhe popullit kinez të kombësive të ndryshme ju përcjell ju dhe ju uroj të arrini sukses."
Detyrat kryesore të 3 kozmonautëve janë aktivitetet për herë të parë të kozmonautëve kinezë jashtë kabinës, kapërcimi dhe përvetësimi i teknologjive përkatëse të aktiviteteve jashtë kabinës dhe në të njëjtën kohë do të zhvillohen provat tekniko-shkencore në hapësirën kozmike, si fluturimi shoqërues i satelitit, transmetimi i të dhënave satelitore etj. (Çang Çuo) (Artan)
|