v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 22th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-24 21:08:36    
Bankat kineze e kanë zhvilluar biznesin e tyre jashtë vendit me kujdes të madh

cri

Kur bankat e investimeve në Woll Strit po përballen me falimentimin, shitjen dhe ndryshimin e profilit në banka tregtare, bankat kineze janë konsideruar si burimi i kapitaleve potenciale për shkak të plotësisë së likuiditeteve. Por analistët e Pekinit vunë në dukje se autoritetet administrative dhe bankat kineze kanë shprehur qëndrim të kujdesshëm për blerjen jashtë vendit në sfondin e kësaj krize.

Në tregun kinez është publikuar një lajm, që kompania aksionare me përgjegjësi të kufizuar, Banka e Kinës, ka blerë 20 % të aksioneve të bankës financiare "Edmond de Rothschild". Dega e Bankës Industriale dhe Tregtare e Kinës në Nju-Jork do të fillojë biznesin e saj në tetor.

Sipas të dhënave statistikore nga Komiteti Rregullator i Bankave Kineze, deri në vitin 2007, investimet e bankave kineze jashtë vendit ishin më të mëdha se investimet e bankave të huaja në Kinë. (Shy Guan) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040